Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë dashurinë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Tashmë ata kanë bërë tre muaj lidhje dhe Dagz i ka bërë Einxhel një dhuratë që nuk është aspak e zakontë.

Dj e ka surprizuar moderatoren me një mbrëmje romantike duke parë filmin Shrek. Einxhel ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale videon nga ky moment dhe Dagz e ka rishpërndarë duke shkruar me humor: “Vetëm një dhuratë për 3 mujorin tonë të parë”.