Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele.

Në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online duke përmirësuar në këtë mënyrë shërbimin e administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit, Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.

“Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit,” shprehet kryeministri Rama.