Efi ka qenë së fundmi në një gjendje të rënduar emocionale pasi gjenden mes dy djemve, mes Mevlanit dhe Samiut. Ajo u përlot teksa moderatorja Bora Zemani e pyeti: Zemrën të copëtuar e ke akoma apo je shëruar?

Mes Mevlanit dhe Samiut, Efi shpërthen në lot: Të gjithë

“E copëtuar nuk është por ka ca krisje”, u përgjigj Efi, duke mos i mbajtur dot lotët. Konkurrentja tha se i duken të gjithë mashtrues dhe kjo nuk u prit mirë nga Mevlani.

Mes Mevlanit dhe Samiut, Efi shpërthen në lot: Të gjithë

Efi: Thjesht realisht më del nga shpirti kur e them këtë gjë. E them me shpirt këtë pjesën që të jenë njerëz të sinqertë, atë që thonë ta mbajnë. Tashmë është e parë se sa shumë mashtrohemi ose se sa femrat mashtrojnë, fatkeqësisht.

Mevlani: Problemi është momentin që do dikë tjetër, të duken të gjithë mashtrues.

Efi: Çfarë lidhje kishte kjo?

Mevlani: Ka lidhje sepse nuk besoj se ne të tjerët nuk jemi të sinqertë.

Efi: Problemi qëndron se ti nuk më kupton

Mevlani: Probelmi është se ju me veteveten nuk jeni të sinqertë. Të gjithë që janë të sinqertë që vijnë në jetën tuaj dhe nuk i pranoni.

Efi: Çfarë je duke folur?

Mevlani: Këtë pra, a nuk më dëgjon?!

Efi: Mua mos më bërtit. Ti ke një problem, ti më shef mua në këtë gjendje dhe nuk di fare ta menaxhosh situatën. Kush tha që je mashtrues.