Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu. Po shohim fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bucha.

Von der Leyen u shoqërua nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrin e Sllovakisë Eduard Heger.