Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, mbajti fjalën e tij në eventin për mbylljen e sporteleve fizike, ku DPSHTRR ka pësuar një transformim të plotë me ofrimin e shërbimeve online.

Ai u shpreh se:” DPSHTRR ofronte vetëm katër shërbime të çala online në fund të 2018-s, dhe sot kemi 77 shërbime online për qytetarët dhe subjekteve në platformën e qeverisjes digjitale dhe në web, pra rreth 19-fish se katër vite më parë. Falë investimeve në sistemin eklektronik në vitin 2021, u ofrua në formë digjitale ose u eliminuan plotësisht 2,4 milionë shërbime, duke eliminuar pritjet dhe angaritë në sportele dhe duke iu kursyer qytetarëve kohë.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë eliminuar plotësisht mbi 493 mijë shërbime përmes ristrukturimit të procedurave, që është një element tjetër i punës për digjitalizimin, duke i kursyer qytetarëve mbi 25 milionë km.”

“Shërbimet e transportit rrugor me plotë gojën mund të quhen se janë një histori suksesi. Përmes platformës e-albania kemi 1.5 milionë shërbime për qytetarët, subjektet, bizneset duke e 13-fishuar në vitin 2021 gamën e shërbimeve aktive krahasuar me 2018.

Revulcioni digjital ka vetëm një moto që është interesi publik, DPSHTRR, që është një shërbëtor publik, vetëm për vitin 2021 u ka kthyer xhepit të qytetarëve rreth 2 miliardë lekë të reja” tha ai.