Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka treguar se në ç’fazë është qeveria me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorime farmaceutike. I pyetur nga gazetarët pas Mbledhjes së Qeverisë, Ahmetaj tregoi se aktualisht ndodhen në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara e shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.

“Këshillimi Kombëtar është një risi. Mënyrë e re e qeverisjes me qytetëtt pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrument publik. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për cështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe cështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjeëksor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funskionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj.