2864 ukrainas janë evakuuar sot nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

Numri u konfirmua nga zëvendëskryeministri i Ukrainës, i cili tha se në total përfshiheshin 363 persona nga Mariupol, të cilët mundën të evakuoheshin me makina private, sipas Sky News.

Evakuimet ishin tentuar nga nëntë rajone të premten, duke përfshirë qytetin port jugor, Berdiansk, Tokmak, Enerhodar dhe Sievierodonetsk.

Ndërkohë, luftimet janë ashpërsuar në Kiev, rajonin e Kharkiv dhe në periferi të Mariupol.