Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.