Trupat ruse kanë grumbulluar civilë ukrainas dhe i përdorin ata si mburoja njerëzore. BBC raporton se në veri të Kievit vendasit thonë se janë marrë nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe janë mbajtur në një gjimnaz nga rusët të cilët po përpiqeshin të ndalonin avancimin e forcave ukrainase.
Ata kanë rrëfyer gjithashtu se trupat ruse kanë qëlluar civilët ndërkohë që mbanin pranë vetes disa robër të tjerë nga Ivankiv. Natën e 14 Marsit ushtarët rusë në Obukhovychi u sulmuan dhe humbën njerëzit e tyre. Ukrainasit qartazi po rifitonin territorin.

Teksa po errësohej, banorët vendas të strehuar në bodrumet e shtëpive të tyre dëgjuan shpërthime dhe zhurmë të lëvizjeve të makinave të blinduara.
Banorët kanë treguar histori për 24 orët që traumatizuan zonën e tyre. Ata thonë se rusët trokitën në dyert e tyre dhe i mblodhën nën kërcënimin e armëve duke i përdorur si mbrojtje përballë forcave ukrainase.