Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me qëllim modernizimin e programeve dhe punës punën kërkimore shkencore.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e pranishme në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje shprehet se përmes bashkëpunimeve të tilla përfiton i gjithë qyteti i Gjirokastrës.

“Sot u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.

Besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin,” shkruan në nj postim në rrjetet sociale ministrja Evis Kushi.