Ajo që ndodhi në Bucha dhe në periferi të tjera të Kievit mund të quhet vetëm gjenocid.” Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, duke thënë se ishte i tronditur nga ato që ai i përkufizon si krime mizore lufte të kryera nga ushtarët rusë në qytetin Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, duke iu referuar raporteve për ekzekutime të civilëve.Klitschko tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte përgjegjës për këto “krime mizore lufte” dhe shtoi se civilët “u vranë me duar të lidhura”.Kryebashkiaku i Kievit i kërkoi botës dhe veçanërisht Gjermanisë që të ndalojë menjëherë importin e gazit nga Rusia. “Veçanërisht për Gjermaninë, mund të ketë vetëm një pasojë: as edhe një euro nuk duhet të shkojë në Rusi, janë para të përgjakshme që përdoren për masakrimin e njerëzve.”, tha ai.