Yjet dinë gjithçka, madje edhe atë pjesë që nuk doni t’ua tregoni të tjerëve. Në këtë artikull do t’ju zbulojme ‘’fytyrën e dytë’’, tiparet karakteriale dhe sjelljet e caktuara që shenjat e horoskopit nuk dëshirojnë të ndajnë me askënd:

1.DASHI: Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet DASHI bëhet agresiv dhe nuk i kushton asgjë t’ju lëndojë ose t’ju eleminojë një herë e përgjithmonë nga jeta e tij.

2.DEMI: DEMI mund t’ju sulmojë me brirët e tij në çdo moment pasi kur bëhet kokëfortë nuk e gjen dot rrugën e kompromisit. Priret gjithashtu të jetë posesiv në marrëdhënie, gjë që mund të shkaktojë shumë probleme.

3.BINJAKËT: Kur dikush u trazon mendimet dhe ritmin e zakonshëm të jetuarit, BINJAKËT bëhen të paarsyeshëm dhe impulsivë.

4.GAFORRJA: Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gaforrja struket në botën e saj deri në izolim të plotë. Shpesh ndihet sikur e mbyt ankthi dhe frika për të ardhmen.

5.LUANI: Një LUAN di të jete shumë melodramatik. Fytyra e fshehtë që mban për vete lidhet me pasiguritë, vetminë dhe frikërat në lidhje me të ardhmen dhe zgjedhjet e gabuara.

6.VIRGJËRESHA: Janë miq të mirë, shumë të komunikueshëm dhe dinë të respektojnë hapësirën e çdokujt. Por, një virgjëreshë ndryshon katërcipërisht brenda pak minutash duke u bërë e ftohtë, kalkulative dhe e vrazhdë.

7.PESHORJA: Peshoret me këmbë në tokë, u pëlqen prakticiteti dhe dinë të respektojnë hapësirën e njerëzve që i rrethojnë. Por, nga ana tjetër ëmbëlsia dhe dashamirësia që i karakterizon bën që ata të pranojnë gjithçka edhe kur është përtej pëlqimeve të tyre. Duket sikur peshoret kanë nevojë gjithmonë për miratimin e të tjerëve dhe nuk janë në gjendje të bëjnë asnjë hap vetëm.

8.AKREPI: Mos guxoni ta tradhëtoni dhe sfidoni pasi AKREPI është shenja më hakmarrëse dhe manipuluese e zodiakut.

9.SHIGJETARI: Mungesa e përqendrimit dhe shpërthimet e menjëhershme të inatit janë dy prej atyre karakteristikave që përbëjnë edhe anën e fshehtë të çdo SHIGJETARI.

10.BRICJAPI: BRICJAPËT janë aq kokëfortë dhe mburravecë, vështirë të bëni kompromise me ta.

11.UJORI: Përtej dëshirës së tij ekploruese dhe shpirtit aventuresk, UJORËT janë shumë të paqëndrueshëm emocionalisht dhe vështirë të krijoni një marrëdhënie serioze me ta.

12.PESHQIT: Të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe besnikë, PESHQIT janë miqtë dhe familjarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për mirëqenien e të tjerëve. Ndërsa e bëjnë këtë harrojnë që kanë një jetë për të jetuar, bëhen vetmitarë dhe përpiqen t’i shpëtojnë realitetit duke u izoluar.