Nostalgjia është diçka që çdo person, në një moshë të caktuar, do ta provojë. Kur je nostalgjik ndihesh i trishtuar për disa gjëra të së shkuarës. Po për cilat? Ja çfarë thotë astrologjia.

Dashi
Ata kanë nostalgji për fëmijërinë e tyre dhe për gjërat e bukura që kanë përjetuar në atë vite.

Demi
Ata kanë nostalgji për ushqimet e shijshme që konsumonin në fëmijëri dhe që nuk i gjejnë dot më.

Binjakët
Ata kanë nostalgji për vitet e shkollës, diskutimet me shokët e shoqet, shkëmbimet e ideve dhe mësimet.

Gaforrja
Ata kanë nostalgji për dashuritë e shkuara. Ju kujtohen përherë kohët e bukura, momentet romantike dhe trishtohen kur mendojnë se asgjë nuk kthehet pas.

Luani
Ata kanë nostalgji për modën e shkuar, veshjet, këpucët, çantat, stilin e të veshurit të dikurshëm.

Virgjëresha
Ata kanë nostalgji për koncertet e festivalet që nuk kushtonin shumë dhe iu jepnin emocione të mëdha. Edhe sot mund të shkojnë nëpër koncerte, por përveçse janë shtrenjtë nuk ofrojnë të njëjtat ndjesi.

Peshorja
Ata kanë nostalgji për drejtësinë, gjë që thuajse ka humbur vitet e fundit.

Akrepi
Ata kanë shumë nostalgji për të shkuarën dhe nuk mundet ta harrojnë kurrë atë pavarësisht vështirësive që mund të kenë kaluar.

Shigjetari
Ata kanë nostalgji për udhëtimet që kanë bërë, njerëzit që kanë takuar dhe përvojat që kanë kaluar.

Bricjapi
Ata janë nostalgjikë për periudhën e fëmijërisë, atëherë kur nuk kishin kaq përgjegjësi sa sot.

Ujor
Ata nuk bëhen shumë nostalgjikë, por kur bëhen gjithçka ka lidhje me natyrën.

Peshqit
Ata janë shumë sentimentale dhe kanë nostalgji për muzikën e dikurshme, ushqimet e shijshme dhe çdo gjë të veçantë të së shkuarës.