Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi ka deklaruar se situata e gripit të shpendëve në vendin tonë është nën kontroll. Në një intervistë për “Abc Neës”, Gjeçi tha se grupet e punës janë në terren për monitorim.

“Situata është nën kontroll. E gjithë trupa e veterinerëve është në terren për të monitoruar dhe për të mos lejuar përhapjen e gripit të shpendëve,” u shpreh ajo.

Sipas shifrave zyrtare janë 589 mijë shpendë të ngordhur deri tani.

“Kemi 12 vatra në rang vendi. E fundit është në Xhafzotaj”, tha më tej Gjeçi.