Në fjalën hapëse të punimeve të Kongresit të PS, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Damian Gjiknuri, foli për fuqinë e partisë socialiste që nga krijimi i saj si parti dhe forcën e palëkundur që pavarësisht përplasjeve dhe ideve të ndryshme ka ditur të rezistojë e bashkuar.

Për Gjiknurin trinomi aspak i lehtë që filloi me tërmetin, vijoi me pandeminë dhe vazhdon me luftën që s’ka fund, këto janë sprovat e mëdha që kaloi PS dhe arriti t’i zgjidh ashtu siç i takon Partisë Socialiste.

“Është koha që të riorganizohemi në të gjithë territorin e Shqipërisë, për të pasur struktura vitale edhe në organizatën socialiste më të largët dhe kësaj i shërben vendimmarrja e sotme, që i hap rrugën procesit të rinovimit të strukturave drejtuese në çdo degë në vend, për të shtrirë në çdo Këshill Socialit e deri të organizata qeverisëse.

Besimi i qytetarëve për një mandat të tretë qeverisës duhet përkthyer në një përgjegjësi më të madhe për të dërguar Shqipëria dhe propozimet që vijnë nga baza e partisë dhe pse jo të diskutohen dhe ngrihen si çështje. Këshillimi Kombëtar ishte një instrument i dobishëm që do të frymëzojë qeverinë për politika të reja.

Përse të mos frymëzohemi dhe ne nga këto praktika dhe të marrim mendimet e gjithsecilit dhe shqetësimet e tyre për të përmirësuar politikat tona qeverisëse” u shpreh Gjiknuri.