Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se për të ish-kryetari Lulzim Basha është anëtari i grupit parlamentar dhe i PD dhe është i ftuar që të bashkohen.

Ai gjithashtu kishte një apel bashkimi edhe për deputetët, për të cilët tha që t’i bashkohen shumicës. Sa i takon Enkelejd Alibeajt, sipas Berishës, ai është i shkarkuar dhe tashmë do të vendoset nga një grup ekspertësh se cili do të jetë kreu i ri i grupit parlamentar.

“Kam qenë, jam dhe mbetem i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së PD. Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumicë. Çdo deputeti në mendjen dhe vlerësimin tim, i takonte të dilte qartë në anën e shumicës. Nuk përjashtohet dhe është jo realiste të pretendohet se nuk ka një rrugturë mes bazës dhe atyre, por këtë e shoh të shërueshme. Sot këtu ka pasur kryetar dege që janë zgjedhur pas 6 marsit. Do të zgjidhet një numër i pa mohueshëm në Këshillin Kombëtar. PD është e bashkuar, ata që zgjedhin veçimin bëjnë zgjedhjen e tyre.
(Basha) Nëse u bë një vështrim retro, u bë për një apel që të bashkohemi sa më shpejtë. Ai është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD. As edhe një penalizim për deputetët që nuk ishin sot. Kuvendi sot ishte i hapur është në zgjedhjen e tyre vendimet. U bënë përpjekjet nga më të jashtëzakonshmet për ndalimin, por trendi ecën drejt fitores. Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në atë detyrë është nul për këtë Kuvend. Natyrisht procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do të përcaktojnë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar që duhet të jetë njëri nga nënkryetarët e partisë. Nuk kam asnjë emër sepse s’e di kush do të zgjidhet nënkryetar. Kryetari kolektiv do të propozojë listën e kandidatëve për anëtar kryesie me dy kandidatura. Sot Alibeaj është i shkarkuar nga funksionet dhe do të ndiqen procedurat”, tha Berisha.