Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins. Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren. Boksieri shqiptar ka falënderuar edhe një herë të gjithë për përkrahjen, teksa ka paralajmëruar se do të jetë një vit i fortë dhe i bukur, si asnjëherë më parë. 29-vjeçari theksoi se sapo të përfundojnë planet për meçin e radhës, do të vije me një njoftim.