Eva Longoria është një aktore që pavarësisht moshes mbetet në superforme. Aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram mënyrën se si stërvitet. Ish ‘Shtepiakja e Dëshperuar’ para pak kohës ka mbushur 47 vjeç dhe të gjithë pyesin se si ka mundësi që ajo duket kaq bukur, në dekadën e saj të pestë.

Kohë më parë, Eva ka postuar një video në rrjetin social ku shfaqet teksa stërvitet, për të patur një pamje të mrekullueshme.

Aktorja ka theksuar disa herë se sekreti i pamjes së saj, përveç një diete të ekuilibruar, janë edhe stërvitjet intensive.

Stërvitja e saj është e fokusuar kryesisht në ushtrimet e forcës në palestër dhe shtëpi, në mënyrë që secili prej nesh të mund të përsëriste ushtrimet e saj.