Elton Musk kap 3 miliardë dollarë aksione në Twitter. Ai ka marrë 9.2% të aksioneve sipas dosjes së letrave me vlerë në SHBA. Aksionet e bëjnë atë një nga aksionerët më të mëdhenj në kompani duke pasur katër herë më shumë aksione se 2.25% e zotërimit të themeluesit të Twitter, Jack Dorsey.

Musk është një përdorues i rregullt i Twitter-it me më shumë se 80 milionë ndjekës. Kohët e fundit ai tha se po mendon për ndërtimin e një platforme të re të mediave sociale. Në fund të muajit të kaluar Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma e mediave sociale inkurajon fjalën e lirë. “Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi?”

Më pas ai pyeti: “A nevojitet një platformë e re?” Ai është gjithashtu i njohur për ndarjen e memeve, duke shtuar popullaritetin e tij në mesin e fansave.