Bayern ka fituar titullin numër 32 në Bundesliga, pas fitores 3-1 të marrë në Allianz Arena kundër rivalëve të përjetshëm të Borussia Dortmund.

Bavarezët kanë arritur ta sigurojnë triumfin e radhës në Gjermani tri javë para fundit të kampionatit. Ky ka qenë titulli i dhjetë radhazi për Bayern-in dhe i shtati personal për Kingsley Coman.

Francezi është një hajmali e vërtetë duke parë se në 11 vite karrierë e ka fituar gjithmonë kampionatin. Më pa rë ka fituar dy tituj PSG-në, dy tituj me Juventus-in.

Në Mynih është transferuar në verën e vitit 2015-të dhe ka arritur ta fitojë gjithmonë titullin e kampionit të Gjermanisë. Një ecuri me të vërtetë mbresëlënëse.