Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djeshme për sulmet e vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Përmes një videoje, këngëtarja shprehej se gjatë muajve të fundit është abuzuar shumë me emrin e saj.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një justifikim për Cyber Bullying.

Në mbështetje të saj ka dalë dhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka komentuar në postimin e saj duke thënë: “Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit!

Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, shkruan ajo.