Liverpool po zhvillon një tjetër sezon fantastik ku janë në garë në të gjithë frontet, mbi të gjitha në Champions dhe Premier League. Një meritë të pa diskutueshme në këtë ka edhe sulmuesi Momo Salah, një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Klopp, nga stafi drejtues por dhe nga tifozët.

Pavarësisht këtij fakti, Salah dhe Liverpool nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, kontratë e cila përfundon pas një viti.

Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe Salah: “Nuk mund të them asgjë, e kam thënë se çfarë dua, por tani nuk mund të futem në detaje pasi është një situatë shumë delikate”, theksoi Salah në një intervistë për Sun.