Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj në fjalën e saj gjatë takimit për mbylljen e sporteleve, theksoi se sipas raportit të BERZH vendi ynë renditet i para në rajon për qeverisjen digjitale dhe i 17-ta në botë, duke lënë pas jo vetëm rajonin por edhe vende të cilat prej kohësh janë antarësuar në BE si Greqia dhe Italia.

Kjo ka vetëm një arsye, është E-Albania, rreth 56 % e qytetarëve shqiptarë që e përdorin rregullisht E-Albania. Janë 17 milonë transakione në platformën qeveritare të ndërveprimit çdo ditë, janë dokumente të kursyera që nuk i kërkohen më qytetarëve dhe bizneseve.”

Gjithashtu, Karçanaj përmendi se Shqipëria ka marrë vlerësime maksimale për digjitalizimin edhe në raportet e DASH, OKB, BE DHE OECD/SIGMA.

“E kemi nisur me vetëm 14 shërbime elektronike, sot janë plot 1225 shërbime. E kemi nisur me 50 mijë të regjistruar në platformë, sot janë 2.5 milonë qytetarë dhe biznese që e përdorin çdo ditë platformën E-Albania dhe 50 mijë shërbime që iu ofrohen atyre”, tha Karçanaj.

Me tej ajo shprehu se duke filluar nga 30 prilli, do të ndryshojë një herë edhe përgjithmonë mënyra sesi administrata u shërben qytetarëve dhe bizneseve. Shërbimet dhe përgjigjet për shërbimet do të monitorohen në kohë reale dhe ato shërbime që nuk kanë nevojë për prezencë të personit ose mjetit do të merren vetëm në E-Albania dhe nuk do të merren më në sportelet fizike. Janë plot 20 milionë dokumente që gjenerohen me vulë digjitale, pra 20 milionë ecejake që ua kemi kursyer qytetarëve dhe bizneseve.”

Karçanaj tha: “Ambicja jonë është që brenda 2 viteve të ardhshme të kemi një sistem të qendërzuar për të gjithë punën e Administratës Publike, administrata do të kalojë plotësisht pa letër.”