Djali i artistëve të njohur – Inva Mulës dhe Pirro Çakos – Anthony Çako, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe video të tij duke kënduar.

Së fundmi, Anthony ka prezantuar të dashurën e tij me ndjekësit e “Instagram”-it, Alice Blue, e cila ka pasur ditëlindjen.

26-vjeçari i ka bërë një urim shumë të bukur, duke postuar një foto të saj nga një ambient romantik.

Sakaq, krah fotos ai shkuan:

“Vajza e ditëlindjes”, shoqëruar me një zemër.

Kujtojmë që Anthony është muzikant, njëjtë si prindërit e tij. Nuk mund të ndodhte ndryshe, Antoni Çako ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit dhe kjo pa nxitjen e prindërve. Më pas Antonio përfundoi shkollën për muzikë elektronike në kryeqytetin britanik dhe tani synon të bëjë festivale si ato të disa prej producentëve dhe Dj më të famshëm në botë, të cilët kanë qenë dhe frymëzimi i tij.