Diplomati rus Dmitry Polyanskiy, ka deklaruar ditën e sotme se një armëpushim nuk është i mundur në këtë moment në Ukrainë, pasi ajo mund ta shfrytëzojë si një moment për tu organizuar kundër Rusisë.

“Ukraina po minon përpjekjet tona për hapjen e korridoreve humanitare, kështu që ne nuk mendojmë se një armëpushim është një opsion i mirë tani,” tha zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy.

Polyanskiy tha gjithashtu se një armëpushim do të ishte vetëm një mundësi për forcat ukrainase që të rigrupohen dhe të organizojnë më shumë sulme.

Ukraina më herët mohoi arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol.

Zëvendëskryeministri shtoi se Ukraina i kishte kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili do të udhëtojë në Moskë të martën, të veprojë si një nismëtar dhe garantues i çdo rruge evakuimi nga uzina.