Deputetja e PS Anila Denaj ka propozuar për pozicionin e presidentit të republikës 2 zonja dhe një zotëri. Lajmin e tha vetë ajo në “Radarin Informativ” në Abc duke mos preferuar që emrat t’i bëjë publikë. “Unë kam propozuar 2 zonja dhe një zotëri. Unë s’e ndaj pozicionin e presidentit me gjini. Edhe një zotëri që vjen me një histori… Duhet të jenë jo aktivistë politikë dhe mbi të gjitha profesionalistë. Që edhe nëse janë më pak aktivë në kohën e profesionalitetit të tyre të kenë markuar.

Të jetë një emër që përfaqësohet dhe përqafohet nga të gjitha palët. Unë jam besimplotë se përfaqësuesit e grupeve parlametnare kanë vullnetin për ta ulur përfaqësimin e grupeve të tyre parlamentare me një maxhorancë socialiste”. Opozita mund të propozojë emrin e presidentit, tha Denaj, teksa theksoi se emrat nga e djathta nuk përjashtohen. Në mbledhjen e kryesisë së PS, deputetja tha se nuk është folur për emra konkretë por për profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm.

Denaj në Abc- pyetje përgjigje; Sa e sinqertë është oferta për negociata me opozitën për emrin e presidentit? Denaj: Oferta është aty për t’u provuar. PS e ka thënë që kërkon të sjellë në diskutim edhe emrat vijnë dhe nga grupet parlamentare të opozitës në mënyrë që të zgjidhet një president konsensual. PS i ka votat por nuk ka dashur që ta zgjedhë vetëm por me konsensus.

Kur do mësohen emrat e propozuar në zarfe? Denaj: Secili nga ne ka dhënë emrat sipas opinionit të tij brenda dëshirës dhe profilit të tij. Emri nuk duhet të jetë përjashtimi nga grupi parlamentar. Është një kohë kur PS mund të jetë më e hapur drejt zgjedhjeve. Presidenti mund të vijë nga opozita nga shoqëria civile, profili është ende i diskutueshëm.

Për çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë, a u fol për emra konkretë? Denaj: Të flitet për emra do të thotë të fillojmë të diskutojmë para kohe dhe të jetë një diskutim jo i drejtë për dikë që nesër do jetë president/e. Nuk kishte votim. Bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje dhe jo votim. Gjithsecili nga ne të japë emra. Është diskutuar vetëm profili dhe jo emra. Janë ato që Rama i tha në daljen e tij publike, kryesisht lidhur me pjesën e përfaqësimit një person që përfaqëson të gjitha palët që krijon besim dhe përfaqëson kushtetutën.

Te zarfi juaj cilat emra vutë? Denaj: Unë kam propozuar 2 zonja dhe një zotëri. Unë s’e ndaj pozicionin e presidentit me gjini. Edhe një zotëri që vjen me një histori… Duhet të jenë jo aktivistë politikë dhe mbi të gjitha profesionalistë. Që edhe nëse janë më pak aktivë, në kohën e profesionalitetit të tyre të kenë markuar. Të jetë një emër që përfaqëson dhe përqafohet nga të gjitha palët. Unë jam besimplotë se përfaqësuesit e grupeve parlametnare kanë vullnetin për ta ulur përfaqësimin e grupeve të tyre parlamentare me një maxhorancë socialiste.