Nata e Kadrit ose Laylat al-Qadr, në besimin islam, është nata kur Kurani u zbrit për herë të parë nga qielli në botë. Është gjithashtu nata kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën profetit islam Muhamed dhe cilësohet si një natë më e mirë se një mijë muaj.

Sipas myslimanëve, data e saktë e kësaj nate është e pasigurt, por ndodhet në një nga netët me numër tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, muajit të nëntë të kalendarit islam.

Që nga ajo kohë, myslimanët i kanë konsideruar, veçanërisht dhjetë netët e fundit të Ramazanit, si të bekuara. Gjatë këtij 10-të ditëshi, myslimanëve i respektojnë të gjitha mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje dhe duke recituar Kuranin, librin e shenjtë të Islamit.

Ata thonë se Nata e Kadrit vjen me bekime dhe mëshirë të Zotit, ku mëkatet falen, lutjet pranohen dhe se dekreti vjetor u shpallet engjëjve që e zbatojnë atë sipas Mirësisë së Zotit.