Ish-lojtari i ekipit të Chelseas në vitet 1981-1986, Paul Canoville është shprehur publikisht i zhgënjyer nga sulmuesi Romelu Lukaku.

60-vjeçari shkruan në Twitter se është turp që gjërat nuk funksionuan pas transferimit të belgut tek blutë e Londrës, e ndërsa shton se lëvizja më e mirë do të ishtë rikthimi i Armando Brojës tek Chelsea, i cili po bën një sezon mjaft të mirë.

“Është turp që gjërat nuk funksionuan për Romelu Lukakun. Mua më duket e çuditshme sepse ai e filloi zjarr. Sigurisht që nuk i përshtatet edhe sistemit të lojës. Ndoshta lëvizja më e mirë në verë do të jetë rikthimi i Armando Brojës”, shkruan Paul Kanovill.