Janë rritur sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë. Në vendimin e publikuar nga Bordi i Transparencës ditën e sotme, është vendosur rritja e çmimeve për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit, çmimi i naftës është rritur në 233 lekë për litër nga 226 që u vendos një ditë më parë.

Çmimi i benzinës u vendos në 213 lekë për litër nga 206 që ishte dje.

Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm ka mbetur njësoj në kuotën e 104 lekëve për litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 27.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

MOS HUMBISNI
Mgid
Mgid

Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!
Readymove

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
Hondrowell

Armiku i diabetit është gjetur. Niveli i sheqerit bie në 4
DiaFix

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Myceril
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;
201 Lekë/litri për benzinën;
92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;
213 Lekë/litri për benzinën;
104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.