Çmimi i naftës dhe gazit është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e çmimit të tyre, pas rritjes në bursën ndërkombëtare. Ky vendim futet në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

Sipas vendimit të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 235 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që ishte deri tani. Konkretisht nafta ka pësuar një rritje me 9 lekë për litër.

Vendimi hyn sot në fuqi, rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta, benzina e gazi
LEXO EDHE:
Vendimi hyn sot në fuqi, rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta, benzina e gazi
Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 2 lekë për litër më shtrenjtë. Një litër benzinë me pakicë do të shitet me 211 lekë për litër, nga 209 lekë për litër që ishte deri tani.

Sakaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, që do të thotë një litër gaz do të tregtohet me 115 lekë për litër. Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.