Në mbyllje të mbledhjes së grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai tha se shumica e deputetëve ishin në unison për mënyrën se si të shkohet drejt bashkimit të PD.

“Zoti Berisha erdhi, si gjithmonë, unë i thash të njëjtat gjera. besoj i keni marrë vesh. Vura re me kënaqësi se shumica dërrmuese, e kolegëve të mi, konstatuan në mënyrë të qartë, të plotë disa gjera të thjeshta që shkojnë te lëvizja për të arritur te bashkimi. Një proces i njëhershëm që nuk të çon në bashkim. Konstatimi i dytë; në shumicën dërrmuese ofruan si zgjidhje në të mirë të bashkimit të demokratëve, një bashkim që do të duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët ku anëtarësia mos të ketë përjashtime. Votimi të fillojë nga qeliza deri te degët, me qëllimin e mirë që ajo që quhet strukturë e PD, të jetë integre. Kjo u tha në shumice dërrmuese disa herë nga deputetët, të cilët me ndenjën e përgjegjësisë, e aprovuan këtë. Deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. Unë i ofrova deputetëve, dhe kështu e lamë, që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje, të mund të shkruaj, të propozojë shtjellimin dhe propozimin e vetë. Siç ishte dhe propozimi i Lefter Gështenjës.”, tha ai.