Sulmet në zonën separatiste pro ruse në Moldavi kanë frikësuar qeverinë e vendit për një pushtim të mundshëm rus.

Moldavia është vënë në alarm të kuq nga frika se mos pushtohet nga Rusia, ndërsa sulmet terroriste territorin e Transnistrisë po përshkallëzohen. Për këtë arsye presidentja e vendit Maia Santou, ka njoftuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit pasi autoritetet moldave kanë frikë se Rusia ka nisur dhe se mund të përshkallëzojë sulme provokuese në mënyrë që të mund të mbështetet në një kërkesë nga autoritetet lokale për të rritur sigurinë e tyre kundër “terroristëve”.

Alarmi i kuq vjen pas sulmeve të vazhdueshme që janë bërë në rajonin separatist pro rus ditët e fundit.

Dje ndodhi një shpërthim në selinë e Ministrisë lokale të Sigurisë Publike të Republikës së shkëputur në kryeqytetin Tiraspol, ndërsa të martën raketat goditën një kullë radioje fshati, duke shkatërruar dy antena radioje në fshatin Mayak, pranë kufirit me Ukrainën.

Këshilli i Sigurimit Transnistrian njoftoi më vonë një “sulm terrorist” në një njësi ushtarake pranë Tiraspol. Vihet re se marrëdhëniet e Kishinaut me Moskën janë të acaruara që nga marrja e presidencës nga Maia Santou, e cila konsiderohet pro-evropiane.

Gjenerali Rustam Minekaev, Zëvendës komandanti i Forcave Qendrore Ruse, tha se popullsia rusisht-folëse e Moldavisë është “viktimë e presionit” Ky pretekst përdoret sistematikisht nga Moska për ndërhyrjet e saj ushtarake.

Gjenerali iu referua gjithashtu “mbrojtjes së pakicës ruse” për pushtimin e saj në Ukrainë.

Gjenerali rus tha se Moska po kërkon të pushtojë Ukrainën jugore, e cila kufizohet me Transnistrinë, në mënyrë që të sigurojë akses të drejtpërdrejtë në enklavën separatiste që Moska e mbështet financiarisht dhe ushtarakisht.