Universi është një vend i madh dhe i ndërlikuar, plot mistere e mrekulli të mëdha dhe të vogla. Duke thënë këtë, ndoshta nuk do të habiteni kur t’ju tregojmë se ka dhe njerëz që mund të shikojnë ose flasin me fantazma e entitete të ndryshme jashtë botës 3D në të cilën jetojmë. Njëra prej tyre është edhe aktorja e famshme – e cila njihet për rolin e saj në “High School Musical” – Vanessa Hudgens.

E ftuar në emisionin “The Kelly Clarkson Show”, ajo ka pretenduar se mund të flasë me fantazmat dhe gjithashtu tregoi se ka përjetuar disa histori paranormale që nga fëmijëria. E frikshme apo jo? Epo duket se aktorja e njohur e ka pranuar këtë aspekt të jetës së saj.

“Unë e kam pranuar faktin që shoh gjëra dhe dëgjoj gjëra”, tha ajo. “E panjohura është e frikshme. Por kohët e fundit kam thënë: “Jo, kjo është një dhuratë dhe diçka që unë kam aftësinë ta bëj, kështu që do të mbështetem në të”.

Kur fliste për historinë me fantazmat, ajo kujtoi një moment ku po bëhej gati për në shkollë kur ishte tetë vjeç dhe pa një rosë lodër duke ecur vetë. Ylli 33-vjeçar zbuloi se ka një kuti shpirtërore që të gjithë shpirtrat mund të flasin përmes saj.