Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrenti në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth jetës së tij personale dhe përvojës së tij në emisionin e dashurisë.

Andi tregoi se pyetja më e shpeshtë që i është bërë pas daljes nga “Për’puthen”, ka qenë dhe vazhdon të jetë se sa je paguar në “Për’puthen”? Ai u shpreh se në këtë emision nuk janë paguar dhe se ka qenë me shpenzime të tyre. Po ashtu, Andi tregoi se në “Për’puthen” ka hyr me afro 1 mijë e 500 ndjekës, dhe ka dal me mbi 270 mijë në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojme se Andi dhe Jasmina janë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2, sezon i cili megjithëse ka mbaruar, ende përfliten protagonistët kryesorë të tij.
Lidhja e tyre u kris kur Andi mori pjesë në projektin e Rinës, e cila lançoi videoklipin Over.Jasmina si duket nuk e pëlqeu aspak këtë videoklip por lidhja e tyre mori fund për shkak të një tjetër videoklipi, atij me Diona Fonën. E së fundmi sh-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin, nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet.