Pas shumë kohësh mungese në ekran, producenti Ledion Liço ka qenë i ftuar dje në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ledioni ka folur për jetën familjare si dhe për fëmijën e tretë që presin të vijë në jetë. Ai tha se çifti do të bëhet me katër fëmijë, pasi edhe qenushin, Sara Hoxha dhe Ledion Liço e konsiderojnë si fëmijën e tyre.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në ekran dhe ulem mes jush. Të ishte në zgjedhjen time nuk do dilja hiç në ekran. Nuk më merr malli të jem në ekran. Nëse bie në dashuri me punën pas kamerave nuk do të duash të dalësh më para kamerave. Sara edhe pse më kërkon të jem në ekran është e lumtur që unë nuk dal në ekran. Ne kemi tre fëmijë në fakt se kemi edhe një qen që është 12-vjeç. Të harxhosh 12 vite me një qënie, të bëhet si pjesë e familjes. Ishte gëzim shumë i madh kur morëm vesh se do të bëheshim edhe me një fëmijë tjetër, Jemi familje të mëdha nga të dyja krahët. Donim gjithmonë një familje të madhe por jo kaq shpejt të tretin. Unë kam dashur gjithmonë vajza, kam qenë i lumtur me djemtë por në përgjithësi është lidhja që krijohet mes vajzës dhe prindit mashkull. Unë bëhem tapet për djemtë por sa vjen mami më lënë. Komenti më i bukur, thoshte e vetmja familje shqiptare që gëzon për një gocë. Ne gëzuam sikur të ishte realisht diçka që e kishim pritur.”