Pritja duket se po mbaron. Juventus dhe Inter do të përballen mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium në një ndeshje mund të jetë vendimtare në luftën për titull, por edhe për të ardhmen e dy trajnerëve.

Një sfidë që shtrihet edhe në merkato, duke filluar nga e ardhmja e Paulo Dybala dhe ‘tradhtinë’ e mundshme me transferimin te zikaltrit. Megjithatë, Juventus dhe tfiozët e saj ëndërrojnë kthimin e Paul Pogba.

“Për të ardhmen time nuk është vendosur asgjë, nuk ka asgjë, Mund të vendos nesër. ashtu siç mund të marr një vendim pasi të hapet merkato”, këto kanë qenë deklaratat e bëra pak ditë më parë nga francezi.

Fjalë që kanë ndezur përsëri zërat e merkatos, që nuk janë komentuar nga Ralf Rangnick: “Nuk i komentoj fjalët e tij, nuk ka kuptim të komentoj atë që ka thënë në një intervistë”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq para ndeshjes së kampionatit me Leicester.

“Enganche”, një faqe në Twitter që është shumë afër klubit bardhezi, ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e Paul Pogba.

Juventus, në fakt, duket se ka ndërmend t’i ofrojë francezit një kontratë deri në 2026-ën me 10 milionë euro bruto në sezon duke përjashtuar bonuset dhe 5/6 milionë euro në momentin e firmës.

Bardhezinjtë janë në radhë të parë për ta kthyer lojtarin në Torino dhe duket se po punojnë për kontratën e tij. Të shohim se çfarë do të ndodhë.