Lajmi i mirë për tifozët e Premier League. Nga sezoni i ardhshëm, lojtari i 12-të do mund të shijojë ndeshjen në stadium, edhe duke pirë alkool. Sipas Daily Mail, po rishikohet legjislacioni nga qeveria dhe shumë shpejt mund të kemi konkluzion përfundimtar.

Një tifoz nuk ka pirë alkool në një stadium anglez që prej vitit 1985, pas vendimit që qeveria e Margaret Thatcher mori asokohe. Shkurt, i bie 37 vite…

Kundër këtij vendimi ka dalë Policia e Mbretërisë së Bashkuar. Shkak për këtë qëndrim janë bërë arrestimet e shpeshta të tifozëve së fundmi, çka kanë shqetësuar jo pak autoritetet vendase.