Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është “në rrugën drejt fitores”.

“Nuk është e mundur të thuhet se sa ditë do të duhen për të çliruar tokën tonë ukrainase.Por është e mundur të thuhet se do ta bëjmë këtë sepse kemi arritur tashmë pikën e kthesës strategjikisht – jemi në rrugën e fitores sonë”, tha presidenti ukrainas në një lidhje direkte.

Zelensky tha se kjo është një luftë patriotike kundër një armiku ‘kokëfortë’ që nuk i intereson që ka humbur me mijëra ushtarë.

Ai përsëriti thirrjen e tij për BE-në që të bëjë më shumë për Ukrainën ndërsa Rusia zgjeron sulmin e saj, duke synuar qytete të reja brenda natës.

“Nëse vazhdon kështu, çmimi i sanksioneve për Rusinë nuk është i mjaftueshëm… ne presim sanksione të reja. Rusia duhet të paguajë për këtë luftë tmerri”, shtoi presidenti ukrainas.