Presidenti ukrainas është shprehur se Kievi nuk i beson askujt, duke iu referuar negociatave Rusi-Ukrainë të mbajtura në Stamboll, ku Moska premtoi tërheqje të ushtrisë nga kryeqyteti dhe një Çernhivi. Sipas liderit ukrainas, negociatat janë vetëm fjalë dhe u zotua se Ukraina nuk do të lëshonte asgjë. “Ne po përgatitemi, ne nuk i besojmë askujt, asnjë fraze të bukur të vetme. Ka një situatë reale në fushëbetejë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk do të japim asgjë. Po negociatat po zhvillohen, ato janë në vazhdim. Por tani për tani, këto janë vetëm fjalë dhe nuk ka çështje specifike”, tha Zelensky.

Zelensky shton se tërheqja e trupave nga Çernhivi dhe Kievi janë pasojë e mbrojtjes së mirë të Ukrainës dhe jo lëshimit nga ana e Moskës. “Ka fjalë për të ashtuquajturën, tërheqje të trupave nga Kievi dhe Çernhivi pra gjoja uljen e aktivitetit të sulmit në këto dy qytete. Ne e dimë se kjo nuk është tërheqje, por pasojë e punës së ushtarëve tanë. Por në të njëjtën kohë, ne shohim shtim të sulmeve ruse në rajonin e Donbasit.”