Një nga ata që e kanë parë nga afër Clasico-n e fituar nga Barcelona 4-0 të dielën në mbrëmje kundër Real Madrid-it ka qenë edhe Fenomeni Ronaldo. Legjenda braziliane, ish-yll i të dy skuadrave, ka mbetur i mahnitur nga loja dominuese e katalanasve në Santiago Bernabeu.

“E ndjek futbollin spanjoll dhe e adhuroj. Me krizën që ka patur Barça kohët e fundit, me ardhjen e Xavi-t është përmirësuar shumë. Kam parë një skuadër të madhe, një skuadër shumë agresive dhe vertikale, që bën presing, cilësia tradicionale e Barçës”, ka thënë Ronaldo për Barça TV.

“Kjo skuadër është shumë e mirë, Futbolli nuk është aq i thjeshtë sa mendohet. Të menaxhosh një ekip, njerëzit, është problematike dhe duhet të dish si t’i menaxhosh. Xavi po bën shumë mirë”.