Drejtuesit që u duket vetja se janë pilotë në pistat e garave në rrugët e vendit janë të shumtë, policia nga ana tjetër gjithnjë e më shumë po i ndëshkon ato me dorë të hekurt. Për herë të parë radarët janë vendosur në akset e lagjeve pikërisht për të kapur shoferët që rrezikojnë jetën e banorëve, ndërsa pamjet filmike të policisë nuk mungojnë në autostrada për kapjen e këtyre rasteve.

Një nga rastet më të çmendura dhe të rrezikshme është siguruar nga Report Tv, që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në video dallohet qartë se drejtuesi i makinës jo vetëm që ka bërë një parakalim të rrezikshëm në anë të kundër, por ka bërë manovra të frikshëm duke ndryshuar dy korsi duke ecur me shpejtësi në një kohë kur rruga ishte tepër e ngarkuar nga mjetet që qarkullonin. Drejtuesi u gjobit me 83 mijë lekë nga policia rrugore. (Shqiptarja.com)