Pasi gjykata regjistroi satutin e Sali Berishës të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ish-kreu i PD-së nxitoi që të shkonte në selinë blu, ndërsa dje anëtarë të Komisionit të Rithemelimit hoqën letrat adeziv nga dyert dhe xhamat. I ftuar në Report Tv, analisti Frrok Çupi e shikon këtë nxitim të Sali Berishës, si manifestim për të treguar forcën ndaj SHBA-së dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri e cilësoi si të padrejtë. Madje, Çupi thotë se vite më parë, Zhukri ka qenë shofer tek PD dhe rrinte punë aty për shkak të bashkëshortes.

‘Fakti që ai e di që nuk do të fitojë, nxiton që të shkojë në PD, e bën për të manifestuar forcë ndaj SHBA. Duhet të kapërcej ligjin. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare. Ai ishte shofer i PD-së, rrinte aty për shkak të së shoqes. Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-në. Nuk mund të kapërcehet ligjërisht E dyta është SHBA, edhe sikur ti djegë dhe ti vrasë shqiptarët, amerikane nuk e kapërcen dot! Të zhdukim Amerikën dhe të vëm aty Sali Berishën. Nuk ka logjikë që rikthimin në partinë politike ta ndërtosh mbi një gjyqtar që e ke skllav dhe kjo do të thotë marrësh një vendim hapur të padrejtë dhe pastaj ta ndërtosh sikur t’i je fitimtari. Jemi para një të papriture shumë të madhe. Berisha është përfaqësimi i tragjizmit shqiptar. Një gjë që të lë pa frymë gjithë kohës, si një i korruptuar, kriminel dhe tenton prap ti hyjë në krye, në kurriz këtij populli. Aleati më i madh i kombit tonë SHBA, në Europë e ka caktuar një njeri që është armik i SHBA-së, që është Sali Berisha. Berisha i ngjan qenit që shkon dhe zapton territorin e vet, edhe kur e ka të ndaluar.’– tha Çupi.

I pyetur se çfarë do të ndodhë tashmë me Partinë Demokratike, analisti u shpreh se nëse Berisha do të marrë kryesinë e PD-së, ajo parti vdes në moment. Sipas Çupit, PD duhet të shpërbëhet për të mirën e vendin.

‘Në të gjitha rrethanat e pret shpërbërja. Nëse Berisha do të marrë kryesimin e PD-së, ajo vdes që në atë moment është krejt e papranueshme prania e tij për supefuqitë dhe për Perëndimin, ai shkakton një tërmet të madh pasi në mendjen e njerëzve është dëbuar nga shoqëria. Nëse ky rri mbrapa, duke bërë presion do të ketë luftë civile. Sa kohë ka Berishë nuk ka PD. Mendoj se nuk bëhet kjo gjë me idenë e bashkimit. Këto janë ide që nuk kanë funksionuar kurrë, pasi bashkohen tek ideja dhe kauza. E vetmja kauzë është të djegim PD të vijë Berisha, kjo është e pamundur. PD duhet të shpërbëhet për të mirën e vendit.’- u shpreh Çupi.