Ministria e Bujqësisë njoftoi konfirmimin e rastit të parë me virusin H5N8, i njohur si gripi i shpendëve. Me anë të një reagimi, urdhëron marrjen e masave nga Shërbimi Veterinar Rajonal për kryerjen e kontrollit veterinary në të gjitha fermat dhe speciet e shpendëve.
Ndër të tjera kërkon komunikim ditor për raste të dyshuara apo raste ngordhjes në popullatën e shpendëve ujorë dhe të egër. Për këto raste kërkon marrjen e kampioneve nga pronarët e shpendëve, subjekteve shpendërritës dhe dërgimin e tyre brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analizim.
Më parë, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi se prej një jave se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve, por instuticionet nuk morën veprime në kohë.