Deri më tani ka pasur më shumë se 70 sulme të veçanta ndaj spitaleve, ambulancave dhe mjekëve në Ukrainë, ku numri rritet “çdo ditë”. Kështu deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cituar nga BBC.

Sipas OBSH-së, shënjestra e objekteve shëndetësore është bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës.