Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në samitin e jashtëzakonshëm të së enjtes që të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Bruksel,thuhet: Në përgjigje të veprimeve të Rusisë, ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor, së bashku me asete të rëndësishme ajrore dhe detare, nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s. NATO sqaron se veprimet e tyre mbeten “parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese” në përgatitje për një realitet të ri më të rrezikshëm.
Aleanca do të rrisë gjithashtu gatishmërinë e saj për kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, si dhe do të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet nga ky kërcënim, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër presidenti Zelensky në mesazhin e tij drejtuar NATO-s, përveçse përsëriti apelin e tij për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën tha se kërkonte vetëm 1 përqind të asaj cfarë alenca zotëron në armë: Ukraina nuk ka armë të fuqishme kundër raketave; ka shumë më pak avionë se Rusia… Ukraina ju bëri thirrje për avionë, që të mos humbasim kaq shumë njerëz. Ju keni mijëra avionë luftarakë! Ne kërkuam tanke, që të mund të clirojmë qytetet tona, ku Rusia po mban peng qindra mijëra njerëz,Ju keni të paktën 20,000 tanke! Ukraina ju ka kërkuar vetëm një për qind të tankeve tuaja! Por ende nuk kemi marrë një përgjigje të qartë

Por pas samitit, shefi i natos i cili mori aprovimin për zgjatjen e mandatit të tij në krye të Aleancës këtë të enjte , i pyetur për kërkesën e Zelenskyt tha:
E dëgjuam me kujdes Presidentin Zelensky, aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën.NATO do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën me armë, në mënyrë që të mund të mbrohen.

Ndërkohë një nga korrespodentët e rel në Bruksel thotë angazhimet e NATO-s shkojnë përtej deklaratës publike, e që lidhet ngushtësisht me ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, por disa nga liderët thjesht nuk duan të dalin publikisht për këtë gjë. Stoltenberg tha gjithashtu se përdorimi i armëve kimike “do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit, dhe do ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që do të kishte pasoja të mëdha. “. Nga ana tjetër , Pasi përfundoi takimet, presidenti Joe Biden në një konferencë për shtyp njoftoi një ndihmë shtesë prej 1 miliardë dollarë për ukrainën . Ai tha se NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot dhe se do të ketë një përgjigje në rast të një sulmi me armë kimike nga Rusia. Putin po merr ekzaktësisht të kundërtën e asaj që shpresonte në Ukrainë,përfundoi Biden.