3 astronautët rusë me kapsulën e tyre Soyuz kanë arritur të stacionohen me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pak pas orës 20:00 mbrëmë. Ajo që ra në sy ishte se 3 astronautët rus Oleg Artemyev, Denis Matveev dhe Sergey Korsakov, hynë duke buzëqeshur dhe me veshje jo të zakonshme. Ata u shfaqën me veshje ngjyrë të verdhë dhe blu si flamuri i Ukrainës, duke treguar se të paktën në hapësirë, paqja vazhdon.  Ekuipazhet ruse të hapësirës në fotot e fundit të arkivit kanë veshur kostume të bardha dhe gri.