Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës këto reshje në periudha jo afatgjata do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era edhe nesër do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin si dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 dhe maksimum deri në 13-18m/s duke sjellë dhe dallgëzimit të forcës 4 deri dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 9 deri 13°C në zona e ulëta 10 deri 16°C në zona bregdetare 10 deri 16° C.