Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama iu është kundërpërgjigjur zërave kritikë se qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për Ukrainën. “Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkruan Rama.

Mes të tjerash ai thekson se pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i vogël, është dëgjuar me respekt për këtë çështje.

“Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës????”, thuhet në një mesazh tjetër të Ramës.