Kryeministri Rama në komunikimin e pasdites me mediat tha se shqiptarët duhet të jenë krenarë sot që drejtësia guxon edhe aty ku ka persona me imunitet e se nuk ka më të paprekshëm.

Pjesë nga deklarata:

Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputetë, nuk ka ministra, nuk ka politkanë, nuk ka të fortë, nuk ka të privilegjuar. Janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje ndërkohë që gjithcka po ndodh nuk janë gjë tjetër vecse përgjigja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do bëhet një ditë reformë në drejtësi, nuk besonin që do vinte dita që edhe njerëz imunitet edhe njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë nuk besonin që me këtë reformë ne ndërmorëm, unë personalisht me shumë vendosmëri natyriesht jo vetëm por së bashku me PS e udhëhoqëm dhe do vazhdojmë ta mbështesim jo për të kapur drejtësinë por për të krijuar kushtet që me kohë, me mund dhe durim me ngritje e uljet e veta ky proces i reformimit të drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë gjeneratën tjetër. Në nivel personal patjetër që jam shumë i keqardhur por në realitetin e detyrës i shoh këto që po ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë.

Ky është një proces që sapo ka filluar. Imagjinoni ju tani sikur këtu të ndodhte e kundërta dhe të ishin sot në të njëjtën situatë disa individë jo nga kjo shumicë por disa individë të tjerë që i dinë gjithë shqiptarët se kush janë, që janë kundërshtarë të kësaj shumice, se çfarë mund të ishte bërë!

Nuk kam asnjë shqetësim tjetër përveçse kjo reformë në drejtësi dhe ky proces të shkojë përpara. Jam i bindur, e kam ditur që në fillim, që, nuk do të jetë e lehtë për 1001 arsye. Jam i bindur që do ketë ngritje dhe ulje në kuptimin e cilësisë së këtij procesi. Jam i bindur që siç janë bërë edhe në të shkuarën gabime me njerëz që janë liruar, që s’duhet të liroheshin, apo dhe e kundërta, do ketë përsëri, por ajo që u them shqiptarëve është që, shikoni drejt, mos u trishtoni kur shikoni rënie të drejtësisë dhe thjesht e vetëm merrni forcë e krijoni besim kur shikoni që drejtësia guxon dhe askush nuk i ndal dorën t’i thotë, jo këtu mos guxo se ky s’preket apo ai s’preket.