Rusët nuk janë më të shqetësuar vetëm për vonesën e operacioneve ushtarake, por edhe për rritjen e numrit të viktimave.

Njeriu i fuqishëm i Kremlinit, Vladimir Putin , ka urdhëruar vrasjen e ushtarëve rusë të cilët janë të prirur kundër luftës dhe duan të kthehen në atdheun e tyre .

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, “ekzekutorët” e Putinit ndodhen në vendin e shkatërruar nga lufta dhe janë në mesin e forcave ruse. Ata kanë vetëm një qëllim, të vrasin të gjithë ata që nuk mund të durojnë të vrasin ukrainas.

Disa njësi ushtarake ruse janë urdhëruar të qëllojnë mbi këdo që përpiqet të largohet nga Ukraina. Në luftën në Ukrainë, Kremlini po përdor një taktikë të dhunshme , e cila, sipas gazetës britanike, të kujton epokën e Stalinit.

Sipas informacioneve, viktima të ekzekutimeve bien edhe ushtarët që kanë frikë dhe guxojnë t’u thonë eprorëve të tyre se do t’u dorëzohen ukrainasve.

Ushtarët rusë, të cilët u shprehin komandantëve të tyre dëshirën për t’u larguar nga fronti, sepse nuk ndihen mirë dhe se morali i tyre është “i ulët” , marrin përgjigjen e mëposhtme: ” Ose do t’ju qëllojmë ose do të vdisni duke luftuar “.